Këngëtari Klevis Bega i njohur si Kastro Zizo sot ka pësuar një humbje të madhe në jetën e tij meqenëse nëna e Kastros ka ndërruar jetë.
E disa orë pas kësaj tronditjeje të rëndë shpirtërore, Kastro ka gjetur pak kohë që në rrjete sociale të ndaj ca fjalë për personin e shtrenjtë të jetës që nuk frymon më.
‘Më le nënë. U prehsh në paqe. Pa ty, bota do jetë bosh. Qaj dhe vetëm qaj’ – ka shkruar ai mes tjerash në vargjet emocionuese.
Kastro ka bërë të ditur se varrimi i së ëmës bëhet nesër me fillim nga ora 14 në varrezat e Tufinës. /PRIVE.AL/