Nuk solli këngë të reja që nga “Xhanëm”.
Tani, Butrint Imeri ka dhënë një lajm të madh për fansat e tij që janë të shumtë, duke bërë me dije që ai ka gati tri projekte për këtë verë.
Këngëtari postoi një fotografi të re në llogarinë e tij në Instagram me anë të së cilës edhe e bëri këtë njoftim.
Ua rikujtojmë që këto ditë del “MA CHÉRIE”, projekt të cilin Butrinti veç e ka bërë me dije tash e disa ditë./Prive.al