Këta janë fëmijët e reperit Duda

By

Muzika rap në Kosovë është edhe njëri prej zhanreve muzikore më të zhvilluara e më të dëgjuara.

Kjo për faktin e vetëm se një numër i madh i të rinjëve fundin e viteve 90-ta fillimet e vitit 2000 u dashuruan me këtë lloj muzike dhe filluan ta kultivonin edhe vetë atë.

Në atë kohë u formuan shumë grupe të llojit të tillë e ndër më të famshmit padyshim që ishte edhe Double G nga Gjilani me në krye reperin Duda.

Rivaliteti që kishin këto grupe mes vete rriti edhe kualitetin e muzikës duke e futur atë në njërin prej zhanreve më të dashura e më dëgjuara në Kosovë.

Por tash më tepër se një dekadë pas, artistin e gjejmë prap me të njejtin stil dhe duke sjellur të njejtën frymë muzikore vetëm se tashmë duke gëzuar epitetin e të qenurit prind.

Duda ka kohë që është shpërngulur për të jetuar në Angli me familjen nga e cila gëzon 3 fëmijë Ninën, Gianin dhe Genin.

Ai shpeshherë publikon foto të tyre duke treguar dashurinë e madhe që ka për ta teksa sot reperi publikoi përsëri një foto të fëmijëve duke deklaruar se ata janë jeta e tij. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm