Këta dy artistë shqiptarë bëhen për infuzion!

By

Së fundmi artistë të shumtë janë përballur me probleme shëndetësore, kryesisht gripe sezonale e ftohje, e nuk kanë munguar as foto nga tretmanet mjekësore.

Dy të fundit mbetën Edona James dhe Skerdi.

Ish konkurrentja finaliste e Big Brother VIP Kosova 2, Edona ndau veç një foto duke marrë infuzion, sa për t’i përditësuar ndjekësit që nuk po ndihet mirë.

Por njëjtë nuk veproi Skerdi – përkundër gjendjes shëndetësore, artisti dukej plot konfidencë teksa shkroi – “Furnizim për tu rikthyer më fuqishëm në muzikë”.

Kujtojmë se vetëm para pak ditësh Edona ka publikuar video projektin e saj në shqip “Kalle”.

Në anën tjetër edhe Skerdi vijon të mbetet aktiv, dhe para pak javësh ka lançuar “Cartel” në duet me Singullarin.

 

Artikuj të ngjashëm