‘The Voice’ këtë vit ka ardhur me një kujdes të shtuar ndaj aspektit vizual.
Për cdo fazë të spektaklit janë realizuar promo të veçanta me trajnerët që në këtë formë i kanë paraprirë pjesëve të garës.
E duket se në promon e re ka pasur shumë për t’u mbajtur mend nga prapaskenat.
Këngëtarja Besa Kokëdhima ka përjetuar një episod qesharak meqenëse ka qenë pranë rrëzimit në një pjesë ku katër trajnerëve i duhej të ecnin në një terren jo fort të lehtë.
Besa ka përfunduar përtokë, jo nga rrëzimi por nga të qeshurat që kanë pasuar mes të pranishmëve. /Prive.al