Keni menduar ndonjëherë se cili ka qenë postimi i parë në Instagram?

By

Instagram ka tërhequr më se një bilion përdorues që kur u lançua në vitin 2010.

Kevin Systrom dhe Mike Krieger kanë mbikëqyrur ngritjen e shpejtë të aplikacionit. Por çfarë e bëri idenë e tyre kaq të suksesshme? Dhe si ka vazhduar të rritet?

Historia, në fakt, fillon me një fotografi të një qeni.

Fotografia e Kevin Systrom nga një qen endacak i ulur afër një stende taco në Meksikë është imazhi i parë i ndarë ndonjëherë në Instagram.

View this post on Instagram

test

A post shared by Kevin Systrom (@kevin) on

Bashkëthemeluesi i aplikacionit e titroi atë ‘provë’ dhe e ngarkoi atë disa muaj para se ideja e tij të lansohej për publikun në 6 tetor të vitit 2010.

“Sikur ta kisha ditur që do të ishte fotografia e parë në Instagram, do të isha menduar pak më shumë,” tha më vonë Z. Systrom për Daily Telegraph.

Fotografia e rëndomtë – e cila është pëlqyer më shumë se 93,000 herë – ishte kulmi i një ideje që ai formoi me Mike Krieger, të cilin e takoi ndërsa studionte në Universitetin Stanford.

Dyshja u frymëzuan nga dashuria e tyre e përbashkët për teknologjinë dhe fotografinë, dhe pasi braktisën një app prototip, ata nxorën Instagramin si një mënyrë të thjeshtë për të ndarë fotografi me pamje të mirë, të redaktuara.

Instagram founders Kevin Systrom and Mike Krieger

Pjesa tjetër e suksesit të këtij aplikacioni mbetet histori…

Burimi: BBC

 

Artikuj të ngjashëm