Këngëtarja shqiptare bëhet nënë për herë të tretë

By

Një lajm i bukur ka ardhur nga këngëtarja ulqinake Hana Cakuli.

Ajo është bërë nënë për herë të tretë.

Lajmin e ka ndarë vetë ajo, disa javë pas lindjes përmes një postimi në rrjete sociale.

Krah të posalindurës, ajo është shprehur:

“Fiona. 2.4.2024. Vajza ime e tretë”.

Lajmi ka ardhur deri diku befasi meqë në postimet krejt të pakta të saj, përgjatë muajve të pritjes së ëmbël, ajo nuk ka lënë të kuptohet se po pret të bëhet sërish nënë.

Cakuli prej kohësh është zhvendosur në Gjermani, atje ku jeton me bashkëshortin e saj teksa as muzikën nuk e ka lënë krejtësisht anash, duke qenë pjesë e një bandi muzikor.

Projekti i fundit i saj është “Përjetë”, një dedikim, publikuar në shkurt të vitit 2022. /prive.al

 

Artikuj të ngjashëm