Këngëtarja e njohur, rrëfen e arsyen e ndarjes nga i dashuri

By

Këngëtarja e famshme amerikane Ariana Grande, ka folur për herë të parë haptazi për ndarjen nga I dashuri disa vjeçar, Mac Miller.

Deklarata e saj, ka ardhur pasi një fans e kishte kritikuar, duke thënë se nuk është dashur të ndahej nga ai, sepse Miller i kishte kushtuar një album.

24 vjeçarja ka shkruar në Twitter për t’iu përgjigjur fansit, duke i thënë se nuk mund të rrinte në një lidhje “helmuese”.

Sa absurde është që të minimizosh respektin për veten dhe vlerën tënde, duke thënë se dikush duhet të rrijë në një lidhje toksike, vetëm se ai ka shkruar një album për të?”, ka shkruar Ariana.

“Nuk jam dado dhe nënë dhe asnjë grua nuk duhet të ndjehet ashtu”, ka thënë Ariana, në profilin e saj në Instagram. /Prive.al

 

Ariana Grande Speaks Out About 'Toxic' Relationship With Mac Miller

 

Artikuj të ngjashëm