Këngëtarja e njohur ofendon Luana Vjollcën?!

By

Pjesëmarrja e motrave Gjoni, Ingrit dhe Ines Gjoni tek programi i Luana Vjollcës ‘Pa Limit’ në Top Channel ngjalli shumë debat.

Pas publikimit në Youtube të emisionit, një fragment i vërejtur nga gazetarë të portaleve në Shqipëri bëri bujë.

Në të, këngëtarja dëgjohej teksa thoshte ‘Na çau trapin kjo’.

Fjalia e mësipërme u la të kuptohej si një ofendim ndaj Luana Vjollcës ndaj të cilit Ingriti e ka parë të udhës të reagojë duke sqaruar rrethanat.

Më poshtë postimi i plotë i saj:

“Më vjen shumë keq që u bë e madhe kjo gjë… Luana Vjollca është një vajzë e shkëlqyer dhe mikeshë shumë e mirë e imja. Ajo ç’ka u shkrua dhe u dëgjua sot me hedhjen e videos në Youtube, nuk ka të bëjë me Luanën. Unë si natyrë nuk i pëlqej shumë lojërat e tejzgjatura ndaj dhe gjithçka ka qenë në kuadrin e shakasë me Rolandin. Gjithë kohën është folur për lojën dhe asnjë moment për moderatoren. Gjithsesi ju duhet të jeni të lumtur se lajme doni të bëni, edhe kur bëhet fjalë për një lojë. Që të jeni të qetë, ishte për lojën e tejzgjatur, jo për moderatoren”

Artikuj të ngjashëm