Këngëtari kosovar arrestohet për posedim të kokainës!

By

Valon Shehu raportohet se është arrestuar mbi akuza për posedim të kokainës.

34-vjeçari është prangosur mbrëmë në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim, pasi i njëjti kishte kryer kundërvajtje në trafik.

Raportohet se Shehut pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë.

Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikoterapie ose analoge”.

Shehu ka qenë edhe pjesë e Big Brother.

 

Artikuj të ngjashëm