Nisi si një bashkëpunim në videoklipin e parë ndërkombëtar por me ‘Four Seasons’ nuk kanë mbaruar punët mes Dafina Zeqirit dhe French Montanës.
Ashtu siç kishte paralajmëruar Prive disa javë më parë, këngëtarja shqiptare që po synon tregun ndërkombëtar të muzikës bën pjesë në një prej krijimeve muzikore të albumit më të ri të reperit.
‘Famous’ është kënga në të cilën Dafina dëgjohet në backvocal teksa emri i saj është edhe pjesë e ‘krediteve’ në kopjet e albumit, siç edhe vërehet në fotografinë e siguruar nga Prive.al (shih më poshtë)
E është pikërisht ky krijim muzikor i cili i ka rënë në vesh dhe është shndëruar në të preferuarin e besoni ose jo, vetë Jay Z! E lexuat mirë, JAY Z!
Këtë e ka bërë të ditur vetë French Montana i cili në një intervistë përtej oqeanit ka treguar se këtë ia ka thënë vetë fituesi i 21 çmimeve Grammy përmes një mesazhi.
‘Do shpresoja që ‘Famous’ të ishte këngë e imja’ – citohet t’i ketë thënë Montanas – Jay Z mbi krijimin muzikor ku ka dorë edhe Dafina Zeqiri si zë përforcues. Goxha sukses… /prive.al/