Kënga e Yll Limanit mbetet pjesë e momenteve të paharruara për njerëzit

By

Kënga e Yll Limanit me titull “Ty” ishte pjesë momenteve të paharruara për disa njerëz gjatë këtij viti.

Propozime, martesa, ditëlindje, e befasi të ndryshme u lëshua kënga e tij madje, shpesh herë i është bërë edhe ftesë speciale për ta kënduar aty për aty.

Ylli kujtoi disa prej momenteve më të mira dhe hyri në Instagram për t’i postuar ato dhe për t’i shkruar disa fjalë.

“Jom shume i lumtur qe kanga “Ty” osht bo pjese e momenteve ma t’paharrueshme te jetes suaj. Faleminderit per videot qe mi keni dergu, ne te cilat kanga “Ty” ka qene kolone zanore e propozimeve, befasive, fejesave si dhe e vallezimit te pare te cifteve te porsamartuar. Perveqese me kange, ne dhjetera raste kom qene edhe fizikisht prezent, me performance live te kanges “Ty”, si surprize per ciftin. Dhe do vazhdoj te jem 😍 
Faleminderi edhe mjeshtrit @florentboshnjaku per nje super produksion! 🤛
Mezi po pres me pa edhe video te tjera, edhe me pas fatin me qene prezent ne disa prej momenteve ma te rendsishme te dashurise suaj”, ka shkruar artisti.

Artikuj të ngjashëm