Kënga e re, tentative rikthimi e Amigës në dashurinë e vjetër?!

By

Dita e sotme e gjeti njërin prej reperëve më të njohur të skenës sonë duke sjellur një projekt të ri i cili duket të jetë i duhuri e në kohën e duhur.

Bëhet fjalë për Agon Amigën i cili sapo publikoi produktin ‘Ska faj’ në të cilin trajton një temë dashurie.

Me të dëgjuar këngën hasim në disa detaje mjaft interesante, pothuajse i tërë teksti lidhet me një ngjarje të përjetuar vite më parë nga Agoni.

Kujtojmë se para më tepër se një viti reperi u nda nga bashkëshortja e tij Egzona e duket se projekti në fjalë është dedikim për të derisa ky projekt po del të jetë një hap drejt një rikthimi mes dyshes pasi edhe vargjet e shkruara e thonë diçka të tillë.

Për më tepër edhe vet Agoni javën e kaluar në një intervistë për Prive deklaroi se produkti i ri është diçka personale e tashmë gjithçka e thënë aty është më se e qartë.

Vargjet e mëposhtme janë të shkëputura nga projekti i sapo publikuar nga ana e tij andaj ju mund ta gjykoni vetë. /Prive.al/

“Krejt kto lajme krejt kto rrena
 Ti e din qe boten per ty e daj ne dy
 Spo te thom me mu kthy
 Veq po du me kon me ty”

Artikuj të ngjashëm