Keith e ftoi Adrianën në një takim romantik aspak të zakontë, por ajo e kishte refuzuar!

By

Keith Groenveld dhe Adriana Matoshi po festojnë njëvjetorin e lidhjes së tyre të dashurisë.

Ishte ky një moment, që artisti dhe futbollisti kujtoi fillimet e tyre me anë të disa postimeve në Instagram.

Ai publikoi një fotografi nga takimi i tyre i parë – që ishte një darkë romantike.

Në postimin e radhës, ai zbuloi edhe një takim që Adriana kishte refuzuar të shkonte.

“Javën e ardhshme unë e ftova atë që të vinte me mua në male me këtë motor, por ajo nuk erdhi”, shkroi ai duke thënë se kishte shkuar i vetëm në një ditë plot aventurë.

Ndërkaq në takimin e dytë, ata kishin zgjedhur të vizitonin qytetin e bukur të Prizrenit.

Takimi i dytë, ata më treguan Prizrenin. Një ditë shumë speciale”, shkruan ai përkrah imazheve të tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm