Kë thumboi FIFI me statusin e fundit në Instagram?

By

Këngëtarja e njohur, Fifi, ka dhënë një lloj këshille përmes Instagramit, për njerëzit që sipas saj mendojnë se kanë talent por në fakt nuk e kanë.

‘Kam ca kohë që kam dashtë me shkruat qet sen, i erdh reni si duket. Nanusha nëse nuk e dini 100% që jeni të talentum edhe që mundeni me ça në industri (përjashtohet fakti nëse babi, mami, daja xhaxhi ose ni kushëri i babit ka të njofshëm ose palët në fjalë kanë lekë), mos e rreni veten kot’, shkroi ajo.

Nuk dihet nëse artistja e thumboi dikë me këtë status apo thjeshtë ua drejtoi atyre që kanë plane për t’iu futur muzikës.

Kujtojmë që Fifi jeton në Tiranë dhe menaxhohet nga Max Production. Ajo së shpejti sjellë një projekt të ri./Prive.al

Artikuj të ngjashëm