Rrjetet sociale si platforma të komunikimit të lirë dhe pa frena shpesh ofrojnë mundësi të denigrohet në atë që thuhet.
E kur je një fytyrë publike, natyrisht se ky rrezik shumëfishohet.
Komentet negative pa asnjë shkas, ofendimet e thashethemet nga më të rëndat janë pjesë e pandashme.
E në një të tillë, ‘interesant’ ka hasur Fifi së fundmi.
Një prej ndjekësve të saj e ka përmendur mundësinë e konsumimit të ‘së bardhës’ për faktin se këngëtarja energjike ka ndryshuar shumë së fundmi.
Me sportivitet dhe plot të qeshura, Fifi e ka konsideruar mesazhin si inspirues teksa ka etiketuar edhe kolegen e saj, të madhen Aurela Gaçe e cila njihet për energjinë e pashterrshme në skenë.
Foto më poshtë i shkëputur nga InstaStory i Fifit. /Prive.al/