Kë do e ketë në shënjestër Tayna për ditëlindje?

By

Përmes rubrikës “E vërtetë, e pavërtetë”, Prive zbuloi se me datë 14, për ditëlindje, Tayna do të organizojë një festë të madhe dhe jo vetëm kaq.

U konfirmua edhe informacioni se për këtë ditë të “sajën” në kalendar, Tayna në fakt do të ofrojë një dhuratë për fansat e saj.

Teksa numërimi prapa ka filluar, Tayna ka ngacmuar pak duke ndarë një pjesë të tekstit me ndjekësit.

Dhe gjejeni pak çfarë na pret?

Një diss.

Kjo është kuptuar nga një varg i tekstit ku Tayna ka një pyetje:

“Kto hip-hopin ku e mësun?”

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur artistja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm