Kaq fiton Drake nga bastet

By

2.7 milionë dollarë apo (2 milionë e 455 mijë e 38 euro).

Kjo është shuma që reperi kanadez Drake, ka arritur ta fitojë në dy baste.

Ai futi në bast diku 900 mijë dollarë apo (818 mijë e 460 euro), në një event të UFC-së 287, ku u ndeshen Israel Adesanya dhe Alex Pereira.

Drake vendosi 500 mijë dollarë apo (454 mijë e 700 euro) në favor të Adesanya.

Kanadezi, për të njëjtin vendosi edhe një bast tjetër prej 400 mijë eurosh apo (363 mijë e 760 euro).

Të dyja ndeshjet Adensanya i fitoi.

Por, këto nuk ishin bastet e vetmet të 36-vjeçarit.

Kjo pasi që ai siç raportojnë mediat ndërkombëtare, reperi futi bast prej 400 mijë paund apo (mbi 450 mijë eurosh), në një ndeshje tjetër, por që i humbi pasi që favoriti i tij Masvidal u moosht nga Burns.

Mirëpo, më në fund Drake doli në plus pra me fitim pasi disa herë ai doli huq.

Atij, si duket iu hoq tersi, pasi që më parë ai dilte goxha keq në baste.

Reperi nuk arriti të qëllonte disa raste, si p.sh triumfi i Argjentinës për 90 minuta në finalen ndaj Francës në Kampionatin Botëror.

E po ashtu edhe në triumfin e Barcelonës në “El Clasico” e parë të këtij viti ndaj Real Madridit.

Artikuj të ngjashëm