Kanye West nuk është i bindur nga kërkesa e Kim Kardashian për divorc!

By

Në 19 shkurt Kim Kardashian bëri kërkesë për divorc nga Kanye West në gjykatë, duke i dhënë fund martesës së tyre prej një dekade. Ndërkohë mediat rozë kanë zbuluar arsyen e ndarjes së çiftit të famshëm përmes letrave të divorcit.

Kim Kardashian ka cituar në kerkesën e saj për divorc se arsyeja e ndarjes mes tyre janë “diferencat e papajtueshme”.

Të gjithë po flasin për divorcin, mirëpo Kanye paska akoma shpresa për pajtimin me Kim! Burime pranë reperit kanë treguar se Kanye nuk beson se Kim do vërtetë të divorcohet, kjo nuk ishte ajo që dëshironte.

“Kanye ende nuk e pranon që Kim e ka firmosur divorcin. Ai e di si është Kimi dhe e di që ajo nuk dëshiron këtë. Pavarësisht të gjithave, ai është mirë. Nuk beson se Kim dëshiron t’i japë fund martesës së tyre. E sheh këtë vendimin e divorcit si një lëvizje në lojë shahu prandaj nuk ka reaguar ose të bëjë diçka”, tha burimi.

Artikuj të ngjashëm