Kanye West i lutet Kim Kardashian që të kthehet tek ai!

By

Kim Kardashian është veshur sërish njejtë me Kanye West, në ngjarjen e tij të dytë të transmetimit “Donda”, pasi solli fëmijët e tyre në Atlanta për këtë rast.

Ashtu si ngjarja e parë muajin e kaluar, e dyta u mbajt në stadiumin “Mercedes-Benz”, dhe u pa Kim dhe ish burri i saj i veshur me të njëjtën ngjyrë.

Kanye gjatë përformancës interpretoi këngën e tij “Love Unconditionally”, në të cilën ai iu lut që ajo të kthehej tek ai.

Ai gjithashtu prezantoi një këngë të re në të cilën ai e ngacmoi atë: “Koha dhe hapësira janë një luks, por ju erdhët këtu për të treguar se jeni ende të dashuruar me mua”.

Kim fluturoi nga Los Angeles në Atlanta për këtë rast.

“Donda” mban emrin e nënës së ndjerë të Kanye, e cila vdiq në vitin 2007 në moshën 58-vjeçare nga sëmundjet e zemrës dhe komplikimet postoperative pasi kishte kryer procedura të shumta kozmetike.

Kanye këndoi: “Po humbas familjen time,” mes divorcit tim me Kim, ai i lutet dashurisë së tij të humbur të kthehet tek ai, dhe përfshin audion e Dondës duke kujtuar se babai i saj e mësoi atë të donte pa kushte dhe të mos e braktisë kurrë familjen”. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm