Ja kush ia ka ‘marrë zemrën’ Kallashit në vendlindje

By

Ka tash e disa javë që është shpërngulur nga Kosova por kjo nuk e ka penguar Kallashin që të jetë në rrjedha me vendlindje.

Megjithëse me mijëra kilometra larg, Donjetës nuk po i ikin projektet që po publikohen.

Një prej më të fundit që i ka lënë mbresa të mëdha ishte ai i Zanfina Ismailit, ‘M’ të cilit e ka shpërndarë në profilin e saj duke e komplimentuar këngëtaren për krijimin muzikor.

E as replika nga Zani nuk ka munguar, e cila e ka falemnderuar Kallashin.

Ndryshe, kjo s’është hera e parë që valltarja krijon miqësi me emra të njohur të estradës. Paraprakisht, Enca dhe Era kishin replikuar me Kallashin madje duke i shprehur preferencën për të si tip. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm