Justin Bieber një djalë i martuar, por i kushton këngë ish të dashurës

By

Justin Bieber është bashkuar me Chris Brown për këngën e re të Chris-it, “Do not Check On Me”, dhe fansat janë shumë të sigurt se vargjet i tij aludojnë në marrëdhënien e tij me Selena Gomez.

Pas këngës së publikuar mbrëmë, fansat ishin të shpejtë të vërenin se teksti në tingujt e vargjeve të Justin-it, përshkruanin marrëdhënien e tij me ish-in Selena Gomez

Justin, i cili kishte një lidhje të gjatë me këngëtaren dhe aktoren Selena për disa vite që nga viti 2010, u martua me Hailey Baldwin në shtator të vitit të kaluar – dhe tekstet e tij të reja duket se po i tregojnë Selenës të qetësohiet.

Ai këndon: ‘Mund të shkoj në mendje, por mos u shqetëso’, jo / Zemra ime është kthyer në një copë, nuk rreh më për ty, jo / Ndjenja e ngulitur, Nuk kam mungesë të gjumit, jo OH.

‘Mos e merr personale nëse nuk mund të përgjigjem tani / jam larg’ sepse nuk dua të arrij tani / Nuk do të lejoj që fantazmat e të kaluarës sonë të peshojnë të ardhmen time / unë jam i çliruar. ‘Energjia është si një rreth, ajo kthehet prapa / Reciprocitet/ Mos derdh më shumë lot /, transmeton Metro.co.uk

Projektin e tij të ri muzikor në bashkëpunim me Chris Brown mund ta ndiqni më poshtë:

 

Artikuj të ngjashëm