Situata shëndetësore e Selena Gomez është vërtetë serioze dhe ajo është shtruar në spital dy herë brenda dy javësh, sipas TMZ. Të njëjtat burime janë shprehur se këngëtarja është shtruar në spital pas analizave që tregonin numrin e ulët të qelizave të bardha të gjakut pas transplantimit të veshkave.
Raporti pretendon se ajo përjetoi një “lëkundje emocionale” dhe se tani është në një institucion psikiatrik në East Coast duke ndjekur terapi.
Por e gjitha kjo duket se i ka shkaktuar luhatje të madhe emocionale Justin Bieber i cili është parë nën shoqërinë e shokëve të tij, vetëm pa Hailey-n, dhe shumë i mërzitur. Në foto duket i shkatërruar dhe në disa momente mbështet kokën në shpatullat e shokëve të tij.