Ju pëlqeu muaji korrik i Dafinës? Gushti do të jetë zjarr!

By

Dafina u rikthye në muajin korrik, plot ritëm e energji.

Vetëm para 3 javësh, ajo u rikthye në bashkëpunim me Ledrin, e kësaj here bashkë me ta edhe Lumi B. Kënga me titull “Aman”, u shoqërua edhe me videoklip që i ngjason ritmit të këngës dhe në platformën Youtube numëron mbi 8 milionë klikime.

Pas “Aman”, Dafina erdhi prapë një në bashkëpunim. Kësaj here ajo bashkëpunoi me artistin suedez Gee Dixon. Kënga titullohet “La Vida”, e pandemia bëri që disa gjëra të ndryshonin, sic ishte videoklipi për këngën.

Ishte planifikuar që të xhirohej në Dubai, por shkak i shpërthimit të pandemisë, artistët xhiruan skenat ndarë në distancë.

E me një postim në llogarinë e saj në Instagram, Dafina paralajmëron se gushti do të jetë edhe më i mirë se korriku.

E thënë shkurt, fansat mezi presin të shohin se cfarë ka përgatitur këngëtarja. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm