Jonida Vokshi zgjedh fjalët më të mira për ditëlindjen e burrit (FOTO)

By

Sot feston ditëlindjen aktori i njohur shqiptar, Besnik Krapi.

Ai është bashkëshorti i aktores dhe prezantueses Jonida Vokshi, dhe padyshim urimi më i bukur dhe më i veçantë i erdhi pikërisht nga ajo.

Jonida hyri në Instagram për të ndarë disa fotografi nga dasma e tyre e cila u zhvillua pak muaj më parë dhe për t’i treguar edhe një herë publikisht sa shumë e do.

“U rrite u bere per tu martuar!E paç jeten te lumtur aq shume te mire sa ke nusen😂😂😂😂😂Te dua dhe kjo pune ka marre fund”, ka shkruar ajo.

Jonida dhe Besniku ishin në lidhje për një kohë të gjatë edhe pse e kanë mbajtur të fshehur duke e publikuar vetëm pak kohë më parë dhe duke u martuar më pas në një ceremoni madhështore në bregdet.

Urime Besnik./Prive.al

Artikuj të ngjashëm