Jonida Vokshi në ‘kërkim’ të burrit ideal (VIDEO)

By

E kemi parë në filma të ndryshëm, skena teatri dhe show televiziv, është kjo aktorja dhe prezantuesja e emisionit “Thurje”, Jonida Vokshi, e cila së fundmi i ka vënë vetës një mision, ta gjej burrin ideal për 7 ditë.

Një histori dashurie e cila mbaron 7 ditë para dasme, është kjo tragjedia e dashurisë së Jonida Vokshit.

Një femër  e bukur, e arsimuar e cila mendonte që ka gjetur njeriun e jetës deri sa të shembët gjithçka.

Çdo vajzë tjetër do të mbyllej me javë në dhomë duke vajtuar në prani të shoqeve për ti dëgjuar historinë, e padyshim si ngushëllim duke keqpërdorur ëmbëlsirat dhe ndonjë gotë me verë.

Por pas tërë kësaj drame, Jonida nuk ka ndërmend  të heqë dore nga martesa, ajo i ka 7 ditë që ta gjejë burrin ideal.

Kjo është komedia romantike ‘7 Ditë’ me protagoniste Jonida Vokshin, e cila trajton temën e martesës, edhe pse me një shoqëri mendje hapur,  në thelb ruajmë të fshehur konceptin  e ‘gruas në martesë’

Lana një avokate 27 vjeçare që kërkon te martohet me çdo kusht vie nga aktorja Jonida Vokshi dhe kastit të shumë aktorëve të tjerë të mirënjohur si: Ermal Mamaqi, Nisda Saliasi, Denard Xhillari, Visjan Ukcenaj, Ervin Bejleri,Ola Harizaj etj.

Filmi mban regji të Erion Bubullima, producent dhe skenarist Genc  Permeti, një prodhim i QKK dhe Digitalb, pritet të ndez dritën e gjelbër për adhuruesit e filmit  prej datës 11 nëntor. /Prive.al/

 

 

 

Artikuj të ngjashëm