Ja si mund ta befasoni më të dashurën tuaj këtë Shën Valentin

By

Kjo festë mund të na bëjë shumë presion, dhe të menduarit e ideve për dhuratat e Ditës së Shën Valentinit që janë unike dhe romantike, madje mund të krijojnë një tendosje në marrëdhëniet tona.

Një pjesë e madhe e këtij presioni është marrja e dhuratës së duhur, gjetja e diçkaje që do të vihet re dhe do t’ju tregojë se i kushtoni vëmendje, dhe duke i dhënë asaj një dhuratë që tregon se ju kujdeseni.

Pavarësisht nëse keni qenë së bashku 10 vjet ose 10 muaj, këto dhurata të Ditës së Shën Valentinit për të janë të veçanta, romantike dhe absolutisht të përsosura.

– Ndonëse një dhuratë materiale është shumë e bukur, këtë vit mendoni për një ‘arratisje romantike’ në një destinacion turistik.

– Ju mund t’i blini një dhuratë të këndshme si një qafore apo byzylyk duke ia dhuruar në një darkë romantike (mendoni të gatuani diçka vetë!)

– Një kuti ‘Arsyet që të dua” – në letra të vogla shkruani me dorë të gjitha arsyet pse e dashuroni dhe admironi personin e zemrës, dhe futini në një kuti.

– Një shishe verë dhe disa ushqime nën dritën e qirinjve duke shijuar filmin e saj të preferuar!

– Dëgjoni më vëmendje personin tuaj të zemrës, ajo ndoshta deri më tani ju ka treguar se cfarë do të dëshironte të merrte dhuratë.

 

 

Artikuj të ngjashëm