Ja si e kujtojnë fëmijët Dr Florin me rastin e ditëlindjes

By

Tashmë kanë kaluar më tepër se dy vite që kur artisti i madh i skenës sonë, Dr Flori, ndërroi jetë, duke u ndarë nga kjo botë në një moshë mjaft të re.

Vdekja e tij la një boshllëk mjaft të madh në muzikën e artin shqiptar në përgjithësi por ata që e ndiejnë më shumë mungesën e tij padyshim janë familja.

Sot kur edhe shënohet ditëlindja e tij bashkëshortja dhe fëmijët asessi nuk mund ta harronin atë që e deshën më së shumti.

“Sot do festonim ditelindjen e babit ? #memoriesforeverinmyheart” shkroi Blerina, bashkëshortja e Dr Florit teksa këtij kujtimi i bashkangjiti edhe një fotografi mjaft prekëse të fëmijëve. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm