Nuk është aspak e pazakontë që t’i shohim vajzat e gratë në palestër të grimuara teri në maksimum!
Mirëpo shumë gra përballen me gjykim dhe me komente negative dhe disaprovime për pamjen e tyre.
Mirëpo pse jemi kaq të ngutshëm dhe hidhemi në gjykim të grave të cilat ushtrojnë me grim në fytyrën e tyre? A do të thotë kjo se ato nuk ushtrojnë mjaftueshëm apo jemi të shqetësuar për shëndetin e lëkurës së tyre apo çfarë?
Apo ndoshta shoqëria thjesht e ka mani që t’i gjykojë gratë dhe t’iu thotë se çfarëdo që ato po bëjnë, po e bëjnë gabim.
Mirëpo ka një numër arsyesh se pse disa gra zgjedhin që të shkojnë në palestër të grimuara. Prakticiteti është njëra nga këto arsye.
Ne kryesisht jemi tërë kohën në vrap dhe shkojmë në gym pas punës dhe ndoshta ajo thjesht s’e ka gjetur momentin që ta heq maskarën apo pudrën para se të nis të vrapojë.
Arsyeja e dytë është presioni. Palestratë më nuk janë vendet ku ne mund të djersijmë në paqe! Edhe aty grave iu kërkohet që të duken perfekte.
Presioni është aq i madh, sa 40% e grave e mënjanojnë aktivitetin fizik në jetën e tyre, për shkak të paragjykimeve që marrin nga të tjerët. Kështu që, nuk është çudi që shumë prej grave duan t’i mënjanojnë qeskat e zeza poshtë syve dhe të theksojnë pak faqet me të kuq e të duken bukur edhe derisa bëjnë ato ushtrimet e vështira, shkruan Metro, transmeton Prive.