Ja kur do martohen Heidi dhe Robini

By

Janë një çift relativisht i ri në shoubizin shqiptar por kjo nuk i ka penguar në asnjë mënyrë që të hedhin hapa serioz drejt forcimit të lidhjes.

Robin Krasniqi dhe bukuroshja shqiptare Heidi Lushtaku, rreth gjashtë muaj pasi zyrtarizuan lidhjen nga zbulimi i Prive, kanë folur më në fund për hapin e madh – atë të martesës.

Ndonëse fillimisht u mendua që një gjë e tillë të ndodh sivjet, duket se çifti ka ndërruar mendje.

Në një intervistë për mediat zvicrane, të parën bashkë, Heidi dhe Robini kanë bërë të ditur se kur planifikojnë të martohen.

Vera e 2018-tës është momenti i zgjedhur nga dyshja për t’i dhënë fund beqarisë.

Marrja e një hapi të tillë të madh pa u nxituar shumë pas fejesës, duket të ketë qenë zgjedhja më e mirë që çifti kanë bërë. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm