Ja çka mban në shtrat Fjolla Morina! (FOTO)

By

Pasi pushoi mirë për disa ditë rresht në një prej komplekseve të Turqisë, Fjolla Morina me rikthimin në Prishtinë i është përvishur punëve.

Këngëtarja ka vazhduar xhirimet e videoklipit të ri dhe pak nga skenat ajo ka ndarë në rrjetin social Snapchat.

Në fotot, Fjolla shihet e vetme në shtrat (një skenë kjo siç duket e parapëlqyer e këngëtares) teksa pranë vetës ka dy armë automatike.

Duket se Fjolla do na vij e ‘ashpër’ në këtë projekt muzikor që dihet se është realizuar nga Cricket Music. Nga sensualiteti i suksesit të ‘Trileqe’ mbetet të shihet se si do pritet ky transformim në projektin që publikohet shpejt. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm