Fjorentina Halili ka qenë një ndër personazhet më të përfolur në shtëpinë e “Big Brother”, e cila më shumë komentohej dhe për lidhjen e saj me banorin tjetër, Olsin.
Fjorentina u dashurua me të vërtetë me Olsin dhe pse bashkë kishin hyrë si çift për lojë. Pasi dyshja dolën nga shtëpia, nisën problemet.
Vetëm dashuria e Fjorëntinës nuk mjaftoi dhe lidhjes së tyre i erdhi fundi.
Ajo tashmë ka krijuar një lidhje të re. Në një nga pyetjet në Instastory, fansat e pyesin për eksperiencën e saj në Big Brother. Ndjekësi: “ A mendon që “Big Brother’’ ishte një mundësi që të arrije këtu ku je?” Fjorentina: “Mendoj se Big-u më ka shkatërruar jetën”.