Ardhja në Kosovë ka bërë që më shumë lajme të krijohen për Isaac, të dashurin e Dua Lipës sesa vetë këngëtaren.
Ky i fundit, një dhëndërr i vërtetë i Kosovës, u pa teksa konfliktohet me serbe në rrjete sociale, e tashmë teksa dashurohet me ushqimin kosovar.
Ai ka zbuluar ushqimet e preferuara përmes një postimi ku shihen speca e pite.
‘Më në fund ca ushqim kosovar’ – shprehet Isaac në postimin e bërë si për të treguar që mezi kishte pritur t’i shijonte.
Duke pasur parasysh faktin që Isaac është kuzhiner, vlerësimet mbi ushqimin e shijshëm tonë, janë edhe më me peshë. /Prive.al