Irritohet 2Po2, gjuhë të ashpër për politikanët!

By

Ndonëse në parim arti e politika duhet të qëndrojnë në dy universe paralele në raport me njëra tjetrën, nganjëherë të bërit art varet edhe nga politika.

Artistët janë qytetarë dhe në këtë mënyrë s’mund të zhvishen nga qëndrimet politike.

Zgjedhjet që po e presin Kosovën, kanë shkaktuar shumë polemika e na kanë paraqitur shumë befasi.

Mirëpo reperin kosovar 2Po2, koalicionet parazgjedhore që u lidhën në mesnatën e së martës e kanë irrituar fort.

Aq fort është nervozuar, sa ka folur në një gjuhë të ashpër për politikanët në një postim të tijin në Instagram.

“Populli jem, lopët e mia. Politika, hipokritë”, ka shkruar Besniku, duke iu referuar koalicioneve parazgjedhore, që befasuan me nënshkrimet e marrëveshjeve (PDK+AAK+NISMA), kur vetëm disa orë më përpara i vinin vija të kuqe njëra tjetrës. /Prive.al

Naj Kan Lan Do Llafe #politics #hipocrit’s

A post shared by Besnik Aka 2po2 (@besnik2po2) on

Artikuj të ngjashëm