Investime marramendëse nga Adelina Tahiri për klipin e ri

By

Nuk po fokusohet në krijimin e projekteve muzikore të shumta në numër por ato të cilat po i bën, po sigurohet që kanë maksimumin e përkushtimit por edhe investimit.

Në një filozofi të njejtë po përshkrohet edhe puna e Adelina Tahirit në projektin e ri.

Prive.al mëson se këngëtarja ka zhvendosur gjithë produksionin nga Tirana në Shkup për tre ditë në mënyrë që xhirimet të bëhen me kujdes dhe pa shumë nguti.

Tutje, edhe për aspektin e veshjes Adelina ka pasur një vëmendje të veçantë me kreacione të bëra enkas për të.

Kënga e Irkenc Hykës është në ritëm më verore dhe i paraprin një tjetër projekti muzikor që siç mëson Prive.al, këngëtarja e ka planfikuar ta lançojë në muajin Maj. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm