Imazhet me t vëllain të publikuara në rrjetet sociale, kanë nxitur raportimet se ai është personi i saj i zemrës.
Modelja e famshme shqiptare Diana Avdiu, nuk e ka duruar dot këtë fakt dhe është revoltuar me mediat që kanë shkruar për të.
Avdiu që së fundmi ka publikuar në rrjetet sociale fotografi me të vëllain e saj, kërkon nga shtypi rozë që të bëjë më shumë hulumtim se kush është djali krah saj, dhe ta kuptojnë që ai është i vëllai.
“Të nderuar, përderisa zemrat e shoqëruara në çdo fotografi i keni pa jam e bindur që edhe emrin afër atyre zemrave e keni kliku dhe shihet mbiemri i mashkullit Avdiu. Kjo gjë e cila nuk ju mjaftoi për të ditur që është vëllai im, tregon që së paku jemi kushërinj”, ka shkruar Avdiu. /Prive.al