Shqiptari Daniel Nurka me origjinë nga qyteti i Fierit është shpallur fitues i edicionit të radhës të “Survivor” në Greqi dhe ka fituar 100 mijë euro.
Ai sfidoi dhjetëra kandidatë në këtë program dhe u shpall fitues pas disa konkurseve të ndryshmëm për 6 muaj.
Daniel Nurka është shqiptari i parë që fiton një program kaq të njohur në Greqi.
Ai me profesion është aktor dhe në disa intervista ka thënë me krenari se është shqiptar.