Në një episode të përgjimeve të SPAK, protagoniste është edhe artistja Zaimina Vasjari.
Për të kaluar doganën me fëmijë të mitur duhet të kesh një prokurë nga prindi tjetër, por me ndihmë të policëve të korruptuar, kjo u bë krejt e thjeshtë për këngëtaren, e cila ka kaluar fëmijët e saj në kufi pa prokurën e posaçme.
Për më shumë detaje lexoni artikullin e mëposhtëm.
Arrestimet e policëve në pikat kufitare, emri i Zaimina Vasjarit del në përgjimet e SPAK
“Panorama Plus” kontaktoi me këngëtaren për të marrë variantin e saj të ngjarjes dhe këngëtarja u shpreh se nuk ishte në dijeni të lajmeve që po qarkullojnë.
“Unë kam një fëmijë tre javësh, dhe se kam lexuar fare, nuk kam kohë të merrem”, ka thënë artisja.
Megjithatë në prononcimin e saj, ajo ka mohuar lajmin se ka udhëtuar drejt Kosovës me fëmijët pa prokurë.
“Është thjesht një lajm portalesh. Nuk është e vërtetë, unë nuk kam kaluar asnjëherë në Morinë me fëmijët. Kam një fëmijë tre javësh dhe po kaloj një kohë shumë të bukur. Nuk dua që emri im të lakohet nëpër portale për këtë çështje”, është shprehur këngëtarja, e cila ka mohuar kështu përfshirjen e saj në përgjimet e policëve të arrestuar.