I dashuri i prezantueses shqiptare arrestohet si boss i kokainës!

By

Policia italiane ka bërë publike videon e aksionit antidrogë ku u kap një sasi e konsiderueshme droge dhe u vunë në pranga disa persona, mes tyre edhe i dashuri i moderatores, Viola Spiro.

Gjatë hetimeve të kryera nga policia në Firence dhe në Holandë, u kryen dhjetra arrestime dhe u kapën gati një ton drogë. Hetimet u koordinuan nga Administrata e Rrethit Firma Anti-Mafia dhe autoriteti gjyqësor holandez.

Operacioni është zhvilluar në Firence, Amsterdam dhe Roterdam, ku hetuesit holandezë dhe policia e Firences ka arrestuar shtatë persona përgjegjës për trafikun ndërkombëtar të drogës, posedim të paligjshëm të armëve dhe pastrimit të parave. Për këtë grup kriminal hetimet kanë nisur që në 2015-ën.

Ndërkohë gazeta italiane ‘La Nazione’ në faqen e parë të saj, ka publikuar foton e moderatores, Viola Spiro me të dashurin e saj, i cili është një prej të arrestuarve të aksionit policor. Sipas gazetës italiane, i dashuri i Viola Spiros kishte një rol shumë të rëndësishëm në grupin e trafikut të drogës, pasi siguronte kokainën nga Amerika e Jugut në në Fierence, përmes shtetit të Holandës.

Artikuj të ngjashëm