Horoskopi: Zbuloni se çfarë fshehin yjet për ju këtë javë

By

Është një javë e re, një fillim i ri. I gjithë qëllimi është t’ja nisim javës gjithë energji. Pra, kur të filloni një udhëtim të ri, zbuloni se çfarë kanë në dispozicion yjet për ju.

Ka dymbëdhjetë shenja të zodiakut dhe secili ka veçoritë e tij të dallueshme. Qoftë Dash, Dem, Binjak, Gaforre, Luan, Virgjëreshë, Peshore,  Akrep, Shigjetar, Bricjap, Ujor apo Peshk – secili prej shenjave ka diçka unike për të treguar:

Dashi

Këtë javë duhet të fokusoheni në të ardhurat dhe borxhet e juaja dhe të gjeni një mënyrë se si të merrni veten financiarisht. Nëse filloni javën duke punuar në një plan financiar kjo do ju sjellë siguri më të madhe sa i përket të ardhmes. Dikë që ju e konsideroni si mentorin tuaj, do ju japë disa këshilla shumë të vlefshme. Keni nevojë të zgjidhni diçka të rëndësishme mirëpo nuk doni që ta ndani me të tjerët, ky do jetë personi i duhur të cilit duhet t’i drejtoheni. Duhet të keni pak durim me gjithë gjërat që kanë ngecur tani në jetën tuaj.

Demi

Jeni të joshur të merrni një hap që të tjerëve po u duket shumë i rrezikshëm. Mirëpo ju keni një dëshirë të pashuar që të ndryshoni diçka në jetën tuaj. Dhe ndoshta keni të drejtë, sepse kjo mundësi është shumë e veçantë. Këtë javë do ta keni më të qartë se çka duhet të besoni çka jo, dhe si do të vazhdoni në vijim. Mirëpo çka do që dëshironi të bëni, sigurohuni që po vlerësoni mirë veten dhe asetet tuaja. Mos u zhytni në fantazi!

Binjakët

Një shoqëri e gjatë do fillojë të marrë karakter tjetër këtë javë. Kjo do të thotë që do të mësoni diçka të re për njëri tjetrin e cila është shumë intriguese, që do të thellojë shoqërinë tuaj ose do të shkrepë romancë mes jush. Vazhdoni me kujdes dhe sigurohuni që po shihni gjithçka me një qasje realiste. Këtë javë do të ndjen nevojën që të hiqni dorë nga një inat i vjetër, duke komunikuar ose jo me atë person. Po ashtu do të tentoni të hiqni dorë nga premtim që keni bërë sepse nuk e kishit menduar mirë. Por, duhet të keni parasysh që një gjë e tillë mund të lëndojë ndjenja.

Gaforrja

Këtë javë dikush do të kërkojë ekspertizën tuaj mbi një çështje të caktuar. Ju mund të mos besoni në vetvete po dikush beson në ju! Mos shpenzo kohën kot duke nënvlerësuar veten dhe atë që ti je në gjendje të bësh. Bëje më të mirën dhe dëshmoja vetes dhe të tjerëve që ti ke një talent. Diçka që keni dashur të arrini po vjen çdo ditë e më afër. Në lidhjen tuaj do të lulëzojë romanca, nëse nuk je në një lidhje do të takoni dikë që do ju bindë të nisni diçka – dhe kjo mund të jetë një ide shumë e mirë!

Luani

Çdokush kërkon të ketë një qëllim në jetë dhe kjo nganjëherë mund të jetë lodhëse. Këtë javë po hyni në një fazë ku vazhdimisht po mendoni se në cilën sferë të jetës ju ndriçoni më së shumti. Për shumë gjatë ju keni formësuar të ardhmen tuaj nëpërmjet syve të të tjerëve, dhe keni harruar se çfarë në fakt ju dëshironi që të jeni ose të keni. Është koha që t’i jepni vëmendje më shumë vetes dhe rrugës që do të zgjidhni në jetë.

Virgjëresha

Ju po ndjeni që një lidhje të jetën tuaj nuk është fare ashtu siç ju dëshironi që të jetë. Dhe për shumë gjatë ju keni injoruar të ballafaqoheni më këtë të vërtetë. Mirëpo kjo nuk do të thotë që kjo lidhje është e pashpresë – është koha që të identifikoni problemet tuaja dhe të uleni në diskutim për të rikrijuar një balancë të re. Kërkoni për më shumë përgjegjësi në punën tuaj. Nëse ju nuk besoni në vetvete nuk do të mund as dikush tjetër. Do të krijoni një shoqëri më të ngushtë me dikë që nuk e kishit aq të afërt.

Peshorja

Po kërkoni për përgjigje te shumë njerëz e vetëm tek vetvetja jo – mirëpo vendimi që do të merrni është i juaji për të gjithë jetën. Kjo është një pyetje përgjigjen e së cilës e keni vetëm ju. Një çështje e pazgjidhur me një ose disa persona, nëse injorohet për shumë gjatë do të shpërthej në një konflikt të madh. Mirëpo ju keni aftësi të mira menaxhuese dhe është kjo pikërisht ajo që do ju duhet këtë javë. Diskutoni në mënyrë racionale pa lënë që ndjenjat të përzihen aty.

Akrepi

Po filloni javën me disa shqetësime lidhur më situatën tuaj financiare. Jeni shumë të hutuar dhe nuk dini se si të menaxhoni situatën. Ky është momenti më i mirë që të konsultoheni me dikë që ju e besoni. Po mendoni ndoshta të nisni diçka të re – diçka të madhe. Kjo mund të jetë ëndrra që keni pasur si fëmijë. Mos u tërhiqni, vetja juaj e meriton që t’i shkoni deri në fund. Së fundmi po mendoni që të rregulloni raportet me dikë në jetën tuaj. Nëse kjo gjë është në mendjen tuaj që shumë gjatë, telefonojeni atë person.

Shigjetari

Kjo javë mban në vete një bekim për ju. Lejojeni veten që ta jetoni atë moment dhe ta përjetoni me tërë qenien tuaj. E ardhmja ka shumë mundësi për ju. Mos limitoni veten duke gjetur arsye të kota pse ju nuk mund t’i shfrytëzoni ato mundësi. Mbani në mendje më të hapur dhe hiqni dorë nga zakonet e vjetra të vetë-sabotimit.

Bricjapi

Keni filluar të shpalosni veten tuaja çdo ditë e më shumë pa ndrojtje. Kjo do të thotë që shumë shpejt ju do filloni të krijoni kontakte të reja. Kjo javë fsheh për ju shumë biseda interesante me njerëz. Lejojeni veten që të hapeni më shumë. Do të shihni që  një gjë e tillë do ju përmbush më shumë shpirtërisht. Ju gjithmonë keni besuar se nëse punoni fort do të arrini gjithçka që dëshironi. Mirëpo edhe pse keni punuar fort ju nuk keni arritur qëllimin tuaj më të madh. Kah fundi i kësaj jave do të merrni një shenjë që ju nevojitet për motivim për të vazhduar ende.

Ujori

Do filloni një rrugëtim të ri që do të hapë një horizont të ri për ju. Këtë javë do të filloni të hulumtoni një koncept ose ide të re. Dicka shumë e rëndësishme për jetën tuaj mund të ngjizet këtë javë. Qoftë e lidhur me përmbushje personale ose financat tuaja, kjo eventualisht mund të një nga gjërat që ju definon juve si person. Nëse po kërkoni këshilla për jetën tuaj personale – një lidhje ndoshta – ndoshta duhet të bisedoni me një person të familjes ose një mik që ka kaluar nëpër të njëjtën gjë.

Peshqit

Nëse keni vendosur një vijë për dikë që të mos e kalojë, mendoni më shumë për këtë vendim. Mund të mos keni mundësinë që të tërhiqni fjalët tuaja mbrapsht gjë që mund të ju drejtojë te shkatërrimi i lidhjes tuaj. Kjo nuk është aspak një javë e mirë që të merrni vendime drastike. Kështu që fokusohuni më shumë në aspektet tjera të jetës – shembull financat. Keni nevojë për një kontroll më të madh në jetën tuaj.

Artikuj të ngjashëm