Hiti nga Flori dhe Ledri është gati!

By

Që prej raportimit të parë me 9 Qershor në Prive.al, ideja e një bashkëpunimi mes Ledrit dhe Florit, dy prej meshkujve më të suksesshëm të estradës shqiptare u pëlqye shumë nga fansat.

E duket se dyshja me idenë e bashkimit të forcave kanë nuhatur perceptimin e publikut duke i dhënë këngës epitetin e një hiti edhe pa u publikuar.

Projekti muzikor sot po xhirohet në një prej hoteleve të Prishtinës dhe fatmirësisht pritja për të nuk do jetë e gjatë.

Kjo për faktin se Prive.al mëson se ditët e para të Korrikut, posa puna në montazh të përfundoj, do jenë momenti i publikimit të këtij bashkëpunimi të fuqishëm.

A po vjen kënga që do i shemb ekzistueseve primatin e hit të 2016-tës?! Mbetet të shihet… /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm