Historia e vezës që theu rekordin e Kylie Jenner (FOTO)

By

Instagram është shndërruar në pjesë të pandashme të përditshmërisë sonë.

Perzonazhe nga bota e artit, muzikës, televizionit, sportit e shumë të tjerë … kryesojnë listën e më të ‘pëlqyerëve’ në këtë rrjet social.

Por, në fakt është një fotografi e një veze që grumbulloi më së shumti pëlqime – plot 54 milionë e 462 mijë e 967 sosh.

E si erdhi deri këtu?

Krejt kjo histori nuk ishte e rastësishme.

Fotografia e kësaj veze theu rekordin e Kylie Jenner në Instagram duke arritur mbi 50 milionë pëlqime në kohën e publikimit.

Llogaria e world_record_egg  filloi një fushatë për të vendosur rekordin botëror për postimin më të pëlqyer në Instagram, dhe ishte një ftesë që njerëzit thjesht nuk mund t’i rezistonin.

Llogaria ishte e suksesshme dhe nuk pati nevojë të ndërtonte një pjesë të madhe të audiencës për ta bërë atë.

Ky postim madje morri edhe një përgjigje nga Kylie Jenner – ylli televiziv që zë disa vende në top dhjetëshen më të pëlqyer në Instagram.

Pati shumë spekulime se kush fshihet prapa postimit të fotografisë së vezës dhe llogarisë nga e cila u postua ajo dhe me kalimin e kohës veza filloi të çahej.

Figurativisht kjo llogari vazhdoi të postonte fotografi të vezës teksa çahej.

Zbulimi i madh erdhi gjatë Super Bowl kur u bë e ditur që Hulu kishte bashkëpunuar me vezën për të rritur ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.

 

Artikuj të ngjashëm