Sot është një prej grimerëve më të suksesshëm global. Këtë pozitë, shqiptari Mario Dedivanovic e ka fituar falë punës së madhe, talentit por specifikisht edhe bashkëpunimit me Kim Kardashian.
Për tashmë gati një dekadë, ai është krahu i djathtë i Kim Kardashian, super yllit me të cilën kur nisi bashkëpunimin, shumë gjëra ishin ndryshe.
Historinë unike, për të parën herë e ka treguar vetë Mario përmes një postimi me datën 5 Prill 2008 në fokus atëbotë kur pasi kishte punuar me vite si asistent apo grimer nëpër televizione, kishte nisur të shfaqte talentin e tij në fytyra publike të njohura.
Ka qenë pikërisht ky moment i takimit me Kim Kardashian, nga ku lindi gjithçka ndonëse fillimisht me doza skepticizmi nga shumëkush.
‘E takova Kim dhe fillova të punoj me të shpesh. Idea e yllit nga spektaklet reality ishte e re atëherë. Unë kisha një agjent që më kërkoi të ndaloj së punuari me Kim menjëherë. Ata thanë që kjo do më shkatërronte karrierën dhe karriera ime do përfundonte brenda një viti ose dy. Që gjithë puna dhe përpjekjet e mia do shkonin dëm. Unë refuzova. Vendosa të vazhdoj me Kim sepse e ndjeja në zemrën time që isha në rregull. Shpesh me thonin ‘fat Mario sepse me të, s’do kesh kurrë një kopertinë Vogue’. Rrëshqitni në të majtë për të parë se si doli ky parashikim’ – vazhdon rrëfimin Mario duke bashkangjitur një varg kopertinash me Kim po në revistën prestigjioze.
Një mësim i mirë ky që shpresën s’duhet humbur dhe duhet besosh tek vetja edhe atëherë kur të tjerët s’të besojnë. /Prive.al