Heshtja e Florit, Klajdit dhe Brunos për pak kohë, ka një arsye…?

By

Ishin më të pëlqyerit gjatë gjithë verës…

Flori, Klajdi e Bruno nuk pushuan gjatë gjithë muajve të nxehtë për shkak të koncerteve të shumta anë e mbanë trojeve shqiptare.

Të tre sollën edhe projekte të reja.

Ka qenë Flori me Getin të cilët sollën ‘Dashni me raki’ më pas Klajdi me Bruno të cilët u bashkuan për projektin me titull ‘Mbase’.

Këto dy këngë kanë bërë që treshja të kenë akoma më shumë vëmendje duke mbushur kështu të gjitha koncertet në klubet e natës.

Sot, të tre u lajmëruan për herë të parë pas disa javësh në heshtje.

Ka qenë Bruno ai që postoi një fotografi me Florin dhe Klajdin me përshkrimin ‘tre vëllezërit’.

Artistët nuk janë parë e dëgjuar për disa javë por më në fund paskan gjetur pak ditë për të pushuar dhe këtë e dokumentuan me foto.

Pas kësaj pauze, treshja e Threedots, sipas të gjitha gjasave do të sjellin këngë të re, por a do të vijnë bashkë të re apo secili veç e veç mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim.

Gjithashtu është thënë se Flori Mumajesi do të jetë sërish pjesëmarrës në festivalin Kënga Magjike i cili nis së shpejti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm