Ajo është tashmë një nga supermodelet më të bukura në botë – por pas vitesh të tëra që ka shfaqur figurën e saj të mahnitëse, Heidi Klum tani është gati të tregojë edhe talentin e saj në muzikë.
Modelja është bashkuar me reperin Snoop Dogg dhe dyshen e producentëve Weddingcake për një këngë kërcimi si këngën e saj debutuese.
Duke bërë gjithçka për të bërë përshtypje me debutimin e saj, videoklipi shoqërues është xhiruar nga fotografi legjendar Rankin.
Kënga, e cila quhet “Chai Tea With Heidi” do të dalë të premten dhe ishte një nga qëllimet kryesore në listën e saj për këtë vit.
Duke folur për hyrjen e saj në botën e popit, Heidi më tha: “Më pëlqen të dal jashtë zonës sime të rehatisë dhe të sfidoj veten, kështu që ishte diçka që padyshim po e konsideroja”.
“Por e dija se ishte vetëm një person me të cilin doja të këndoja. Unë jam një fanse e madhe e Snoop Dogg. E kontaktova për idenë dhe, për habinë dhe kënaqësinë time, ai më ftoi të shkoj në studion e tij”.
Ajo shtoi: “Më pëlqen një këngë që i bën njerëzit të duan të kërcejnë dhe të argëtohen dhe Snoop ndihmoi ta realizojë këtë”.
“Ndonjëherë, më duhet të shtrëngoj veten për t’u siguruar që nuk po e ëndërroj këtë sepse është me të vërtetë një ëndërr e realizuar”, përfundoi supermodelja.