Harry Styles, është konfirmuar që do luajë Princ Eric në re-make e filmit të Disney, Little Mermaid.
Sipas një raporti ekskluziv nga Disinsider, ai zyrtarisht është nënshkruar për të qenë pjesë e projektit.
Ai pati një rol të vogël në Dunkirk, duke luajtur Alex, kështu që Prince Eric do të jetë roli i tij i parë i madh filmik.
Sipas raportimeve, Melissa McCarthy po konsiderohet se luan magjistaren shkëlqyese të detit, Ursula, ndërsa Jacob Tremblay dhe Aëkëafina po vlerësohen për Flounder dhe Scuttle, përkatësisht.
Kjo vjen pasi u njoftua që Halle Bailey ishte zgjedhur për rolin e Ariel.