Harrojeni Kreshën me frizurën e vjetër: Reperi vjen me shumë stil

By

Mc Kresha nuk bën pjesë në kategorinë e reperëve shqiptarë që kujdesen shumë për pamjen e jashtme.

Gjithmonë duke reflektuar thjeshtësi nga aspekti i paraqitjes, Kresha e ka pasur fokusin tek muzika që bën duke mos dashur të shfaqet nën luks, me rroba e aksesorë të shtrenjtë.

E viteve të fundit, reperi ndryshoi shumë në stil duke rritur flokët dhe duke lëshuar mjekrrën.

Por duket se shkuarja në Amerikë për koncerte ka qenë shkaku që Kresha të ndryshojë pak. Në një ndryshim që është pëlqyer jo pak mes ndjekësve të tij në rrjete sociale, reperi i njohur shfaqet i kuruar me flokë gërsheta dhe mjekërr më të reduktuar. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm