Grimerja shqiptare në darkën e Kim Kardashian – pozon edhe krah saj (FOTO)

By

Kot nuk thuhet shqiptarët janë kudo!!!

Kësaj radhe, në një darkë shumë të rëndësishme me të ftuar yje botërore, ishte një shqiptare.

Bëhet fjalë për grimeren e njohur e cila në Instagram njihet si Exterioglam. Ajo ishte njëra prej të ftuarve të Kim Kardashian pas lansimit të KËË & Ëinnie.

Kjo u bë e ditur nga vet ajo pasi postoi fotografi në instastory madje edhe ka pozuar krah Kim-it.

“Faleminderit që më ftove”, ka shkruar ajo poshtë imazhit ku edhe e ka etiketuar yllin televiziv.

Grimerja me prejardhje shqiptare prej vitesh jeton në Amerikë atje ku edhe e ushtron profesionin e saj me shumë sukses.

Ajo numëron më shumë se 1.6 milionë ndjekës në Instagram, në mesin e të cilëve ka edhe të famshëm ndërkombëtar që ndjekin punën e saj./Prive.al

Artikuj të ngjashëm