Ylli i futbollit, Granit Xhaka, feston sot ditëlindjen.
Futbollisti i cili luan për Arsenalin, mbushi hiç më pak se 27 vjet.
Ai mori urime të shumta dhe këtë e dëshmoi përmes instastoryt ku rispostoi urimet që i erdhën nga miqtë e tij që janë të shumtë.
Ky sigurisht do të jetë viti i tij më i mirë dhe i paharruar pasi Graniti po pritet të bëhet baba.
Bashkëshortja e tij Leonita, është në javët e fundit të shtatzënisë dhe shumë shpejtë pritet të sjellë në jetë fëmijën e tyre të parë, gjinia e të cilit nuk dihet ende.
Shumë urime Granit./Prive.al